Maqedonia e Veriut mirëpret anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, vlerësoi Kovaçevski

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë bisedës telefonike të realizuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg, është shprehur i gatshëm për pranimin e Finlandës dhe Suedisë në këtë Aleancë, transmeton Portalb.mk.

“Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoletenberg, në bisedën me Kovaçevskin ka përshëndetur mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për pranimin e shpejtë të Suedisë dhe Finlandës në NATO, dhe ka theksuar suksesin e stërvitjes ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22”, duke e konfirmuar vendin tonë si një partner të vlefshëm në Aleancë”, deklarojnë nga Kryeministria.

Kovaçevski e ka uruar Stoltenbergin për mandatin e ri si sekretar i përgjithshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button