Pas Finlandës, edhe Suedia zyrtarisht konfirmoi se dëshiron të bëhet anëtare e NATO-s

Qeveria suedeze ka konfirmuar se synon të aplikojë për anëtarësim në NATO, duke iu bashkuar Finlandës, njofton Portalb.mk.

“Ekziston shumë e qartë dhe e gjerë në Kuvendin e Suedisë që Suedia t’i bashkohet NATO-s. Kjo është gjeja më e mirë për sigurinë e Suedisë. Ne do ta informojmë NATO-n se duam të bëhemi anëtare të Aleancës”, deklaroi kryeministrja Magdalena Anderson.

Dje dhe pardje në Berlin u mbajt takim joformal me ministrat e Jashtëm të vendeve-anëtare të NATO-s, ku të ftuar ishin edhe ministrat e Suedisë dhe Finlandës. Në takim u informuan aleatët e NATO-s mbi zhvillimet e fundit në të dy vendet dhe dinamikën e vendimmarrjes, si dhe kahjet e veprimit në kuadër të aspiratave të mundshme për anëtarësimin e tyre në NATO.

Ndikimi gjeopolitik i NATO-s është rritur pas invazionit rus në Ukrainë dhe së shpejti mund të ketë dhe anëtare të reja.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Finlanda dhe Suedia, nëse do të aplikojnë zyrtarisht për t’u bashkuar me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, do të priten me krahë hapur.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka theksuar “bashkëpunimin e ngushtë të sigurisë dhe mbrojtjes” midis Shteteve të Bashkuara, Finlandës dhe Suedisë në një telefonatë të përbashkët me liderët e këtyre vendeve më 13 maj, në të cilën ai inkurajoi gjithashtu anëtarësimin e tyre në NATO,

Moska thotë se zgjerimi i NATO-s me Finlandën dhe Suedinë do të jetë gjest armiqësor dhe do të paraqesë kërcënim shtesë për sigurinë e saj dhe për atë ka paralajmëruar se do të përgjigjet ndaj një akti të tillë.

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, të premten tha se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, do të ishte “gabim”. Ai tha se Turqia mund ta përdorë statusin e saj si anëtare e aleancës ushtarake perëndimore për të vënë veto kundër pranimit të të dyja vendeve.

LEXO: Gjithçka që duhet ditur për hapat e Finlandës dhe Suedisë drejt NATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button