Eklipsi hënor: Fenomeni “Hëna e përgjakur” sot në mëngjes në qiellin mbi Shkupin (FOTO)

Siç ishte parashikuar më parë, sot herët në mëngjes ndodhi që për disa minuta Toka të qëndrojë në një distancë të barabartë midis Diellit dhe Hënës. Në atë moment, Hëna hyri në një fazë eklipsi total, një fenomen që ndodh një herë në dy vjet e gjysmë. Ishte eklipsi i parë hënor që ndodhi në vitin 2022 dhe ishte krejtësisht i dukshëm në qiellin e pastër mbi kryeqytet, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Ata që kanë qenë zgjuar kanë pasur mundësi ta ndjekin dhe shijojnë pamjen magjike të hënës e cila u bë e kuqe pas eklipsit. Kjo specifikë u projektua në Hënë pasi rrezet e diellit depërtuan në atmosferën e Tokës, e cila ishte e vetmja mënyrë e mundshme për të depërtuar në Hënë për shkak të mbulimit të saj nga planeti.

Fotoreporteri i Meta.mk, pak para lindjes së diellit, arriti që të fotografojë qiellin që vërshonte në nuanca ngjyrë vjollcë,  ndërsa “Hëna e përgjakur” ishte në distancën më të afërt me Tokën dhe ishte shumë më e madhe se zakonisht.

This slideshow requires JavaScript.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button