Shkup, vazhdon aksioni gueril kundër dezinformatave: Kujdes, janë shfaqur gënjeshtarët me këmbë të shkurtra

Në Shkup sot përsëri u shfaqën maketa (modele kartoni), në të cilat janë shfaqur njerëz me pankarta ku janë shkruar mesazhe nga dezinformatat më të përdorura dhe më të dëmshme në vend, transmeton Portalb.mk.

KAKÇM-i është fshirë nga Kushtetuta – Hapi sytë, po të mbyllësh sytë do të gënjejnë!”; “Me Marrëveshjen e Prespës u bëmë maqedonas të veriut – gënjeshtra ka këmbë të shkurtra dhe bisht të gjatë”; “Putini çliron Ukrainën nga fashizmi – hapni sytë, nëse mbyllni sytë, do të gënjejnë”; “Po ndërtohen kampe për të strehuar qindra mijëra emigrantë në Maqedoni – verifikimi është nëna e dijes, kontrolloni tre herë dhe shpërndajë një herë”, janë pjesë e mesazheve të aksionit gueril “Gënjeshtarët me këmbë të shkurtra të kapur në mes të Shkupit”.

This slideshow requires JavaScript.

Dje, në disa lokacione nëpër Shkup, aktivistë anonimë kanë postuar maketa të mobilave celular, në ekranet e të cilëve ishin paraqitur të njëjtat mesazhe që janë shkruar sot, gjë që tregon se është i njëjti organizator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button