Trajnim i ekipeve policore në Shkup, pjesëmarrëse edhe ambasadorja Bërns (VIDEO)

Sot në Qendrën Policore “Gjorçe Petrov”, kazermën “Ilinden” dhe Ambasdadën e SHBA-së është kryer trajnim operativ-taktik nga ana e MPB-së, në koordinim me Ambasadën e SHBA-së, në prani të ministrit të të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ambasadores Kejt Mari Bërns, ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska dhe eprorit të Sektorit për Operacione Speciale Policore, Branko Trajanovski, njofton Portalb.mk.

Trajnimi është kryer në tre lokacione – një pjesë e trajnimit është bërë në Shtëpinë për gjuajtje në kuadër të Qendrës Policore “Gjorçe Petrov” a pjesa e dytë u zbatua në Ambasadën e SHBA-së, ku u ndoq trajnimi për rend dhe qetësi publike – protesta të dhunshme, a ambasadorja Bërns kishte pjesëmarrje aktive në një pjesë të trajnimit e cila u realizua në disa faza nëpërmjet aksionit të koordinuar mes personelit përgjegjës për sigurimin e Ambasadës së SHBA-së, përfaqësuesve të Njësitit Policor “Tigrat”, Njësitit për Intervenim të Shpejtë, Sektorit të Njësitit të Aviacionit, Sektorit për Punë të Brendshme – Shkup, Njësitit për Polici Intervenuese dhe Sektorit për Punë të Brendshme Shkup.

Ata kryen trajnime për:

Sulm në kolonë, demonstrata të dhunshme, gjuajtës aktiv, gjendje të jashtëzakonshme (katastrofë natyrore – tërmet), kontrollin dhe bastisje në hapësirën e jashtme të Ambasadës së SHBA-së, evakuim të ambasadorit dhe personelit të Ambasadës së SHBA-së në lokacion të sigurt (bazën e Tigrave), dhënia e ndihmës së parë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button