fbpx

Pyetjet për testim ekstern do të jenë nga materiali deri në mars për shkak grevës së mësimdhënësve

Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe Unioni i Shkollave të Mesme (USHM) kanë arritur marrëveshje që testimet eksterne këtë vit të përfshijnë pyetje nga materiali deri në fund të marsit, me çka nuk do të përfshihet periudha kur mësimdhënësit ishin në grevë, njofton Portalb.mk.

“Me kryeministrin u pajtuam që pyetjet për testim ekstrën ta përfshijnë materialin deri në fund të marsit me çka nuk përfshihet periudha kur ishte greva e kuadrit arsimor. Unioni merr përgjegjësi që të drejtohet deri te komisioni vlerësues nëse në testime do të paraqiten pyetje nga materiali mësimor pas marsit”, thuhet në kumtesën e USHM-së pas takimit në Qeveri.

Në ldhje me detyrën projektuese, afati për punimin e kësaj detyre është vazhduar dhe 1.598 nxënës të cilët ende nuk e kanë mbaruar këtë pjesë të rëndësishme të testit të maturës, do të kenë mundësi që atë ta bëjnë deri më 16 maj.

Ndryshe, SASHK-u mbajti grevë prej 11 deri më 28 prill, apo gjithsej 14 ditë pune, përmes së cilës kërkohej rritja e pagave prej 18.3% dhe nënshkrimi i marrëveshjeve kolektive. Pas thirrjeve dhe akuzave të vazhdueshme midis Sindikatës dhe Qeverisë, u vendos që greva të ndërpritet dhe ndërkohë negociatat të vazhdojnë, me ndërmjetësues.

Nga ana tjetër, derisa mësimdhënësit presin që t’i marrin pagat, komunat i presin autoritetet qeveritare nëse do t’u lëshojnë ose jo mjete financiare, për t’i paguar mësimdhënësit dhe edukatorët për periudhën që nxënësit nuk mbajtën mësim.

LEXO: RMV, Qeveria vendosi të mos ketë vazhdim të vitit shkollor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button