Një 46-vjeçar nga Zajazi humbi jetën në një aksident në rrugën Kërçovë-Ohër

Një person ka humbur jetën në aksidentin që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 1 pas mesnatës në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, kur një automjet udhëtarësh “Folksvagen Golf”, me targa të Ohrit ka dalë nga rruga, njofton Portalb.mk.

Siç thonë nga MPB, automjeti është drejtuar nga A.A. (46) nga fshati Zajaz, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku i Qendrës Mjekësore Kërçovë.

Në vendin e ngjarjes kanë kryer ekspertizë ekipi policor i policisë së rajonit të Kërçovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button