RMV, 240 mijë vaksinave anti-kovid u skadon afati për dy javë

Për dy javë rrezikohen tu skadojë afati rreth 240 mijë vaksinave anti-kovid. Megjithëse prodhuesit lejojnë që disa lloje të vaksinave tu vazhdohet afati për tre muaj, fati i këtyre qindra mijërave vaksinave tani më është në prag të shkatërrimit, pasi “MALMED” kishte vazhduar njëherë afatin, duke u bazuar në protokollet e rrepta të mbajtjes të ngrira në -90 gradë celsius, transmeton Alsat M.

 “Aktualisht në dispozicion ka 380 mijë vaksina, të cilat kanë afat të skadencës deri në fund të muajit tetor. Por, kemi një sasi prej 240 mijë vaksinave, të cilat janë në skadim e sipër deri në fund të muajit maj. Ato do të procedohen me marrjen e lejes nga Agjencia e barnave Malmed do të asgjësohen në deponi”,  Bekim Sali, Ministër i Shëndetësisë

 Përderisa depot janë përplot me doza vaksinash, interesimi i qytetarëve është shumë i ulët për tu imunizuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button