Ukraina e fitoi Eurovizionin, Zelensky paralajmëroi se festivali do të mbahet në Mariopol

Ukraina e fitoi edicionin e 66-të për këngë të Eurovizionit në Torino të Italisë, njofton Portalb.mk.

“Stefanija” e Orkestrës Kalush mori bindshëm më shumë vota nga televotimi dhe e ka kaluar vendin e parë të britanikut Sam Rajder me “Space man”, i cili kishte më së shumti vota nga juria.

Momenti fitues:

“Ju lutemi t’i ndihmoni Ukrainës, Mariopolit. Ndihmojeni Azovstalin menjëherë”, tha këngëtari Oleh Psiuk në skenën pas përformancës së bandës së tij.

Kjo është hera e tretë që Ukraina e fiton Eurosongun.

Kënga fituese:

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski e ka përshëndetur fitoren e Ukrainës, duke theksuar se vendi i tij, edhe pse është rëndë e goditur nga lufta me Rusinë, do të bëjë gjithçka që është e mundur që vitin ardhshëm ngjarjen ta organizojë në qytetin e shkatërruar të Mariopolit.

“Guximi ynë e ka impresionuar botën, muzika jonë e ka pushtuar Evropën. Vitin e ardhshëm do të jemi nikoqir të Eurovizionit. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur që një ditë të jemi nikoqir të pjesëmarrësve dhe mysafirëve të Eurovizionit në Mariopolin ukrainas. Të lirë, në paqe, sërish të ndërtuar. Jam i sigurt se edhe akordi ynë fitues në luftën me armikun nuk është larg”, ka thënë Zelenski në një kumtesë të publikuar në Telegram.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button