Aksident i tmerrshëm trafiku në afërsi të Novi Sadit – shoferi ka humbur jetën, të lënduarit janë shtetas të RMV-së

Një burrë ka humbur jetën dhe dy gra dhe dy fëmijë janë lënduar në një aksident të tmerrshëm automobilistik që ka ndodhur sot në autostradën Beograd – Novi Sad, shkruan Tocka.com.

Sipas mediave serbe, i ndjeri është shtetasi kroat M.A. (1966), i cili ka vozitur Peugeot me targa maqedonase. Gratë dhe fëmijët e lënduar janë shtetas të Maqedonisë.

Zëdhënësja e ambulancës në Novi Sad, Dr. Nikolina Mariç, tha se një i moshuar kishte vdekur në vend, ndërsa një grua e moshuar ishte dërguar në Qendrën urgjente të Qendrës Klinike të Vojvodinës (KCV) në Novi Sad për reanimim.

“Ekipet mjekësore kanë mundur të konstatojnë vetëm vdekjen e një të moshuari i cili ka ndërruar jetë në vend ndërsa një e moshuar është dërguar pa ndjenja në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Vojvodinë për reanimacion së bashku me një grua tjetër 32 vjeçare e cila ka qenë e vetëdijshme. “Në aksident u lënduan një vajzë 7-vjeçare dhe një djalë 10-vjeçar dhe u transferuan në Institutin e Novi Sadit për Mbrojtjen Shëndetësore të Fëmijëve dhe të Rinjve për diagnozë të mëtejshme”, tha Mariç.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:50 në afërsi të kryqëzimit të Koviljit, kur Peugeot është përplasur me një makinë tjetër.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button