Kovaçevski: Nuk ka asnjë zgjidhje të përbashkët që mund të jetë bazë për një marrëveshje me Bullgarinë

Nuk do të ketë konferencë të përbashkët qeveritare me Bullgarinë më 22 maj sepse agjendat nuk e lejojnë. Ministritë e Punëve të Jashtme për momentin po shkëmbejnë ide, por nuk ka zgjidhje të harmonizuar të përbashkët që mund të jetë bazë për marrëveshje të ndërsjellë, tha sot kryeministri Dimitar Kovaçevski, transmeton 360 shkallë.

Zgjidhja me Bullgarinë, sipas Kovaçevskit, është e mundur vetëm nëse bazohet në vlerat evropiane, në parimet e ruajtjes së dinjitetit të qytetarëve të të dy vendeve dhe në respektin e ndërsjellë ndërmjet politikanëve, institucioneve dhe qytetarëve.

“Përderisa nuk ka një zgjidhje të tillë që do të bazohet në këto vlera, nuk do të ketë zgjidhje. Për momentin, si në periudhën paraprake, ministritë e jashtme po shkëmbejnë ide me njëra-tjetrën, por nuk është votuar një zgjidhje e përbashkët, e cila mund të jetë bazë për marrëveshje reciproke”, tha Kovaçevski, duke shtuar se bisedimet po vazhdojnë.

I pyetur për festimet e 24 majit, Kovaçevski tha se do të udhëheqë delegacionin maqedonas në Romë.

“Më 24 do të kemi delegacionin tonë në Romë, i cili do të përbëhet nga ministra dhe do të jetë edhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup. Unë do ta udhëheq atë delegacion dhe do të jetë delegacioni maqedonas në Romë”, tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitës së tij në Prilep.

“Ne jemi njëqind për qind për politikën e NATO-s dhe BE-së. Ne do të propozojmë një qasje të re për Maqedoninë e Veriut dhe ajo duhet të bëhet në një periudhë të shkurtër kohore, jo më shumë se gjashtë muaj”, tha Petkov në një intervistë për Financial Times.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministrave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedonaso – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button