Aksioni gueril në Shkup: Mençuria e popullit më e fortë se lajmet e rreme

Sot në disa lokacione anembanë Shkupit, aktivistë anonimë postuan maketa të telefonave celularë, ekranet e të cilëve tregojnë disa nga dezinformatat më të përdorura dhe më të dëmshme në Maqedoni, transmeton Portalb.mk.

Krahas secilit lajm të rremë, është shkruar një fjalë e urtë popullore apo përshtatje e fjalëve të mençura popullore, që tregojnë dëmin, imoralitetin dhe rrezikun e manipulimeve ndaj popullatës.

Autorët e instalimeve postuan pesë dezinformatat më keqdashëse dhe i përballën me pesë thënie të urta popullore.

“Putin po e çliron Ukrainën nga fashizmi – Hapi sytë, nëse i mbyll, do të të gënjejnë!’

‘Me marrëveshjen e Prespës u shndërruam në maqedonas veriorë – gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, dhe bishtin e gjatë’

‘Po ndërtohen kampe në Maqedoni, që të vendosen qindra mijëra emigrantë– verifikimi është nëna e dijes, tre herë verifiko, një herë shpërndaj’

’Vetëm për dy javë kjo do të ndryshojë jetën tuaj – çka do të kliloni, atë do korrni’!, ishin disa nga mesazhet e shpërndara.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button