fbpx

Takim i Kovaçevskit me përfaqësues të UNSHM-së: Të rinjtë partner kyç qeveritar në krijimin e politikave të sukseshshme arsimore

Propozimet e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për përshtatje të maturës shtetërore, për shkak të sfidave të shkaktuara nga pandemia e KOVID-19 dhe greva e punonjësve në arsimin e mesëm, ishin temë e takimit të sotëm të kryeministrit Dimitar Kovaçevski në Qeveri me delegacion të Unionit, i kryesuar nga presidenti i tij Lluka Paviqeviq, njofton Portalb.

Siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në takimin, në të cilin kanë marrë pjesë edhe deputetet Monika Zajkova dhe Sanella Shkrijel, janë shqyrtuar të gjithë kërkesat e përfaqësuesve të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme dhe janë sjellë propozime dhe zgjidhje adekuate.

“Kryeministri Kovaçevski duke theksuar se të rinjtë janë një nga hallkat shtyse në shoqëri dhe partner kyç qeveritar në krijimin e politikave të suksesshme për krijim të arsimit bashkëkohor dhe cilësor i mbështeti të rinjtë e shkollave të mesme me përfaqësuesin e tyre që të jenë të kyçur në grupin profesional të punës i cili po i përgatit ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsim të mesëm, nën udhëheqjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës”, thuhet në kumtesë.

Kovaçevski shtoi se reformat janë komplekse dhe theksoi se kyçe është që gjatë reformimit të shërbimeve dhe sistemeve, vendimet të sillen bashkërisht me ata të cilëve u përkasin, në rastin konkret të rinjtë dhe profesorët e tyre.

“Lidhur me kërkesat për modifikim të maturës shtetërore, e cila është përmbledhje nga më shumë provime eksterne dhe interne me të cilët kontrollohen dhe vlerësohen dituritë, aftësitë dhe shkathtësitë e nxënësve të cilët i kanë marrë në shkollimin e mesëm katërvjeçar, është theksuar se me kërkesë të nxënësve të shkollave të mesme nga viti i kaluar tanimë janë shkurtuar programet për provimet eksterne, për shkak të pandemisë nga KOVID-19”, informojnë nga pres-shërbimi qeveritar.

Në kumtesë shtohet se kryetari i Qeverisë dhe Unioni janë dakorduar se çështjet për provimet eksterne do ta përfshijnë materialin përfundimisht me marsin me ç’rast nuk është përfshirë periudha kur ishte greva e kuadrit arsimor.

“Bankat me pyetje për provimet interne do të shpërndahen me nxënës të paktën tre javë para ditës së provimit. Baza e pyetjeve për provimet interne do të shpërndahet, ndërsa për provimet eksterne, në ueb faqen e Qendrës shtetërore të provimeve (QSHP) janë publikuar testet nga të gjithë vitet paraprake. Pyetjet janë të përshtatura me provimet nga vitet paraprake dhe do të përfshihen në një PDF dokument në ueb faqen e QSHP-së, gjegjësisht QSHP do të përgatisë Katalog të pyetjeve për provimet eksterne”, shtohet në kumtesë.

Në takim, kryeministri Kovaçevski ka përsëritur se ai plotësisht i kupton kërkesat e nxënësve të shkollave të mesme dhe si profesor universitar çdoherë në bashkëpunim me ministrin e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet e tjera arsimore do të angazhohet për sigurim cilësor të procesir arsimor në vazhdimësi.

“Lidhur me kërkesën e përfaqësuesve të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme për vazhdim të afatit për përpunim të detyrës projektuese, si pjesë e maturës shtetërore është dakorduar se kjo tanimë është realizuar dhe deri më 16 maj (e hënë), ato 10 për qind e maturantëve në shtet (1.598 nxënës) të cilët ende nuk kanë përfunduar me këtë, pjesë kyçe e provimit të maturës, do të munden që këtë ta bëjnë në afatin e vazhduar. Në takimin e sotëm, të gjithë pjesëmarrësit janë dakorduar të vazhdojnë me arsimit, kanë zgjedhje të vazhdojnë ose vetëm maturë shkollore ose provim të kryer profesional në varshmëri nga shkolla e tyre”, theksohet në kumtesë.

Njëherit lidhur me kërkesën e Unionit është dakorduar që të zbatohet edhe sesion shtesë e provimeve për ata maturantë të cilët në periudhën e provimeve nuk do të mund të japin provim për shkak të pengesës nga virusi KOVID-19.

“Në takimin e sotëm me kryeministrin, përfaqësuesit e pranishëm të Unionit të nxënësve të shkollave të mesme e njoftuan kryeministrin Kovaçevski me kërkesën e tyre dhe propozimet e përgatitura nga ana e tyre për ndryshim në Ligjin për arsim të mesëm, ndërsa të cilët u dedikohen kërkesës së transportit falas publik të jetë qasës për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, pa dallim se nëse mësimin e ndjekin në shkollë të mesme publike ose private, si dhe të definohen shkolla të caktuara të cilat për shkak të nevojës për praktikë kanë nevojë për transport edhe gjatë verës”, thuhet në kumtesë.

Në këtë drejtim nga përfaqësuesit e Unionit të nxënësve të shkollave të mesme është përshëndetur Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe Hekurudhave të Republikës së Maqedonisë së Veriut Transport SHA – Shkup që të vendoset transport falas në komunikacionin hekurudhor për të gjithë nxënësit në arsimin e mesëm, një herë në javë, të mërkurën, ndërsa i cili Vendim është në pajtueshmëri me masat për ulje të shpenzimeve të jetesës për qytetarët dhe me qëllim të nxitjes së komunikacionit hekurudhor si transport më i lirë dhe ekologjik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button