Prokurorë, gjyqtarë, profesorë ndër nëntë propozimet për gjyqtarë kushtetues

Pas përcaktimit të propozimeve sot, anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të duhet t’i pranojnë dhe shqyrtojnë biografitë e kandidatëve, e më pas në një seancë të komisionit do të diskutojnë për secilin prej tyre individualisht. Komisioni, prej propozimeve, do të duhet të përcaktojë kandidatët që do t’i dërgojë në seancë plenare, ku për përzgjedhje do të nevojitet shumica prej 61 deputetë, raporton 360 shkallë, përcjell Portalb.mk.

Tre prokurorë, dy gjyqtarë aktualë dhe një i mëparshëm, një ish-profesor dhe një profesoreshë aktuale universitare dhe një jurist janë propozimet për gjyqtarët e ardhshëm kushtetues prej të cilëve duhet të përzgjidhen tre, për të plotësuar vendet e zbrazëta në Gjykatën Kushtetuese.

Nga emrat, tre vijnë si propozim i shumicës qeverisëse dhe ato janë: prokurori i shtetit Ljubomir Joveski; gjyqtari Fatmir Skender nga Gjykata e Apelit- Shkup, i cili para se të zgjidhet gjyqtar (në vitin 2013) ka punuar në Komunën Qendër Zhupa; dhe juristen Tatjana Vasiq, e cila ka qenë këshilltare në disa institucione si Ministria e Drejtësisë dhe Shëndetësisë.

Gjashtë propozimet e mbetura, nga ana tjetër, janë propozime të VMRO-DPMNE-së. Mes tyre janë dy prokurorë: Todor Vitlarov, i cili është shef i Prokurorisë së Lartë Publike Shtip dhe Voislav Dimoski, i cili është prokuror aktual në Prokurorinë Themelore Publike në Ohër. Me propozim të opozitës janë profesori universitar në pension nga Fakulteti Juridik në Shkup Savo Klimoski, i cili është edhe ish-deputet dhe ish-kryetar i Kuvendit, si dhe një profesoreshë tjetër nga Fakulteti Juridik, Rodna Zhivkovska. Dy emrat e tjerë të propozuar nga VMRO-DPMNE janë gjyqtari administrativ nga Manastiri.Vesna Jovanovska dhe gjyqtari në pension i Gostivarit Branko Sekulloski.

Pasi u përcaktuan propozimet sot, tani anëtarët dhe zëvendës anëtarët e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime do të duhet të pranojnë dhe shqyrtojnë biografitë, e më pas në seancë të komisionit do të diskutojnë për secilin kandidat individualisht. Komisioni, prej propozimeve, do të duhet të përcaktojë kandidatët që do të dërgohen në seancë plenare, ku për përzgjedhje do të nevojitet shumicë prej 61 deputetë.

Me këtë procedurë duhet të zgjidhen tre gjyqtarë, të cilët do t’i plotësojnë pozitat e ish-gjyqtarëve kushtetues (Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski), mandati i të cilëve përfundoi në fund të majit të vitit të kaluar.

Seanca për miratimin e propozimeve ishte caktuar në qershor të vitit të kaluar dhe fillimi i saj kaloi në një atmosferë të tensionuar dhe më pas u ndërpre. Pasi disa muaj nuk ia doli të përcaktojë propozime, Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ndërkohë ka pësuar ndryshime edhe në përbërjen e tij. Ish kryetari i tij, Kostadin Kostadinov, u bë kryetar i komunës së Strumicës në zgjedhjet lokale të tetorit 2021 dhe u largua nga parlamenti. U riformatua edhe shumica pasi Besa vendosi të largohet nga koalicioni dhe t’i bashkohet opozitës pas të zgjedhje lokale. Një kohë u polemizua nëse deputeti i saj Fadil Zendeli duhet të jetë anëtar i këtij komisioni. Më 3 mars të këtij viti shumica e modifikuar, e cila ishte e mendimit që deputeti nuk duhet të mbante vendin që i takonte koalicionit qeverisës, arriti ta shkarkojë Zendelin. Në seancën plenare të 16 marsit përbërja e Komisionit përfundimisht u kompletua kur në vend të Kostadinovit u zgjodh kryetarja e re Marija Georgievska nga LSDM, ndërsa bashkëpartiaku i saj Darko Kaevski u zgjodh në vend të Zendelit.

Në të ardhmen, deputetët do të duhet të zgjedhin edhe një gjyqtar tjetër, sepse në ndërkohë, gjyqtarit Jovan Josifovski, u largua nga Gjykata Kushtetuese në fund të janarit të këtij viti, pasi i kishte skaduar mandati nëntëvjeçar.

Me skadimin e mandatit të Josifovskit, Gjykata Kushtetuese mbeti vetëm me pesë nga nëntë gjyqtarët e parashikuar, duke e çuar atë në prag të kuorumit për mbajtjen e seancave, ndërsa deri më tani është përballur me pengesa për të marrë vendime për pikat e rendit të ditës. duke qenë se nevojitet shumicë e gjithsej nëntë votave. Gjyqtarja Dobrilla Kacarska disa herë, përmes njoftimeve dhe deklaratave nga pozita e kryetares, ka alarmuar se situata është e rëndë dhe ka kërkuar nga deputetët plotësimin e vendeve të zbrazëta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button