fbpx

Takimi i radhës i Komisionit të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të mbahet në muajin shtator

Dje dhe sot është mbajtur takimi i 19-të ndërmjet Komisionit të përbashkët të ekspertëve nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria për çështjet që i takojnë sferës së historisë dhe arsimit, transmeton Portalb.mk.

“Në takim, në atmosferë konstruktive, anëtarët e Komisionit kanë zhvilluar diskutim në të cilën u shkëmbyen disa ide të propozuar për rekomandime për librat nga shkollat fillore, në raport me periudhën e mesjetës dhe atë të hershme osmane”, deklarojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut.

Me miratimin e të dy palëve, u miratuan procesverbalet nga seancat e mëparshme. Komisioni vendosi që sivjet të realizohet takimi i radhës kah mesi i muajit shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button