Më pak kontrata të nënshkruara nga kompanitë e Maqedonisë së Veriut për realizimin e punëve jashtë vendit

Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar më pak kontrata pune jashtë vendit në krahasim me vitin e kaluar, ndërkohë kanë realizuar përqindje më të madhe të punëve të kontraktuara, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë periudhës janar – mars 2022 vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit është 124 008 000 denarë, që është për 15.1 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në këtë periudhë janë realizuar punë ndërtimore me vlerë prej 29 966 000 denarë, apo 7.6 përqind më shumë sesa periudha e njëjtë në vitin e kaluar.

Më së shumti punime të kontraktuara kemi në Gjermani, vlera e të cilave arrin 110 000 000 denarë, por për 7.6 përqind më pak se vitin e kaluar. Ndërkohë në Malin e Zi janë kontraktuar 10 000 000 denarë punime, ndërsa në Bullgari 4 008 000 denarë, apo 112.7 përqind më shumë së vitin e kaluar.

Në këtë periudhë, më së shumti punime janë përfunduar në Gjermani, me vlerë të përgjithshme prej 24 058 000 denarë, në Bullgari 4 008 000 denarë, derisa në Malin e Zi 1 900 000 denarë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button