Kushtetuesja prej një viti me përbërje të paplotë: Propozimi i gjyqtarëve të rinj në rend dite në komisionin parlamentar

Deputetët sot në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime kanë paraqitur propozimet për gjyqtarët e rinj kushtetues që do të plotësonin katër vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Portalb.mk.

Caktimi i kësaj seance vjen pasi dje deputetët e njoftuan kryetaren e Komisionit, deputeten Marija Georgievska se duan të paraqesin propozim-emrat. Propozimet e tyre, ata do t’i paraqesin në seancë.

Gjykata Kushtetuese aktualisht ka vetëm pesë gjyqtarë nga nëntë të parashikuar. Me përbërje të paplotë ndodhet për rreth një viti, pasi në fund të majit të vitit të kaluar, iu përfundoi mandati edhe tre gjyqtarëve: Sali Muratit, Elena Goshevës dhe Nikolla Ivanovskit. Në mesin e janarit të këtij viti, nga ana tjetë, mandati i përfunsoi edhe gjyqtarit Jovan Josifovski.

Me këtë, Kushtetuesja është në prag të kuorumit për mbajtjen e seancave, ndërsa deri më tani ka hasur vazhdimisht në pengesa për të marrë vendime për pikat që janë në rendin e ditës të seancave, duke qenë se i duhet shumica e nëntë votave të parashikuara. Disa herë, përmes njoftimeve dhe deklaratave të kryetares, gjyqtares Dobrila Kacarska, nga atje bëjnë thirrje se situata është e rëndë dhe kanë kërkuar nga deputetët plotësimin e vendeve të lira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button