Vendet që sjellin më së shumti turistë në në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut ka filluar të rritet numri i turistëve, ashtu që për 45.9 përqind është rritur numri i tyre gjatë tre muajve të parë, në krahasim me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 45.9 %, dhe atë: numri i turistëve vendor është rritur për 21.0 %, dhe numri i turistëve të huaj është rritur për 79.5 %”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që nga 39 786 turistë sa kishte në mars të këtij viti, 43.1 përqind janë turistë vendor, ndërsa 56.9 përqind të huaj.

“Në periudhën janar – mars 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i netëve të kaluara është rritur për 41.6 %, dhe atë: te turistët vendor është rritur për 22.2 %, dhe te turistët e huaj është rritur për 67.0 %”, bëjnë të ditur nga Enti.

Më së shumti turistë në muajin mars kanë ardhur nga Turqia (2 647), Serbia (2 562), Greqia (2 235), Kosova (1 667), Shqipëria (1479), Bullgaria (1 368), dhe nga vendet tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button