Vetëm në muajin mars, në Maqedoninë e Veriut janë dhënë leje për ndërtimin e objekteve në vlerë afër 75 milionë euro

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon të rritet numri i lejeve të dhëna, ashtu që në muajin mars për 10.4 përqind është rritur numri i lejeve të dhëna në krahasim me marsin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Vlera e paraparë e objekteve është 4 585 341 mijë denarë, që është për 12.1 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që në këtë muaj janë dhënë 373 leje ndërtimi.

Raportohet që 48.8 përqind e lejeve janë dhënë për ndërtimin e objekteve të larta, derisa 32.7 përqind për rikonstruim.
“Nga gjithsej 373 objekte, te 195 (52.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 178 (47.7 %) objekte si investitorë janë subjektet afariste”, deklarojnë nga Enti.

Në muajin mars më së shumti leje janë dhënë në Kërçovë (32), Veles (19), Gazi Babë (17), Karposh (17), Tetovë (16), etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button