Biznismeni saudian lë vakëf kullat me vlerë prej 1.2 miliard rijal

Biznismeni saudian shejh Hamad el Gamas gjatë fillimit të këssaj jave njoftoi se kullat e larta të tij që i posedon në qytetin e shenjtë Mekë do t’i lë vakëf. Ai tha se të ardhurat që vijnë nga ndërtesat që i posedon do t’i ndaj për qëllime humanitare dhe për përhapjen e mesazhit islam.

Shejh Abdulvehab el-Treiri në profilin e tij në Twiter njofton lajmin: “Vëllau im Hamad El-Gamas ka bërë nijet që ndërtesat e tij që kapin vlerën e 1.2 miliard rijalëve t’i ndaj për qëllime humanitare dhe për përhapjen e mesazhit islam.

Ai më tej shton se: “Njoftimi i këtyre veprave të hajrit dhe përkrahja e opininionit për këtë është një mënyrë që mes nesh të ringjallet kjo traditë e mrekullueshme e vakufit.(Breziiri)

Lajme të ngjashme

Back to top button