RMV, më 17 maj do të takohen Ministria dhe Sindikata për të diskutuar në lidhje me rrogat e edukatoreve

Kërkesat që janë pjesë e vendimit për grevë të punësuarve në kopshte për fëmijë dhe çështjen e pagave të punësuarve gjatë kohës së grevës kanë qenë temë e bisedës gjatë takimit të sotëm në mes ministres së Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe kryetarit të Sindikatës së pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) Jakim Nedellkov në të cilën morën pjesë përfaqësues nga dyja palët në dialog, raporton MIA.

“Në takim u dakordua që dialogu të vazhdojë dhe në të njëjtën kohë u dakordua takimi i radhës më 17 maj në mënyrë që të gjenden zgjidhje brenda rregulloreve pozitive ligjore”, kumtoi MPPS-ja për takimin e sotëm me SASHK-un.

Pjesë e diskutimit ishte edhe krijimi i një grupi pune për marrëveshje të re kolektive për institucionet parashkollore, vlefshmëria e së cilës skadon në qershor. Marrëveshja e re kolektive duhet të ofrojë zgjidhje të reja që do të nënkuptojnë përmirësimin e kujdesit dhe edukimit parashkollor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button