Historike për Kosovë: Bad News Eagles në top 16 në PGL Major 2022 (VIDEO)

Ekipa BNE kualifikohet në Legends Stage për PGL Major 2022. Ata arritën që të hyjnë në top 16 me lojën CS-GO. Kjo është një arritje historike për Kosovën në sferën e gejmingut, shkruan Portalb.mk.

Rigon Gashi, një prej pjesëtarëve të BNE, i emocionuar tha që ky është një moment kulminant për ata.

“Për të arritur këtu ku jemi me ekipën kemi luajtur çdo ditë rreth tetë orë në ditë, ndërsa të dielave luanin gjithë ditën pa ndalur”. tha Rigoni për mediat pas ndeshjes.

Loja e radhës do të mbahet në Antverp të Belgjikës prej më 14-17 maj, ku 16 ekipet e fundit do të luajnë përpara një publiku të madh.  Ndërsa kualifikuesit e kësaj faze do të luajnë në finalen e madhe të quajtur Champions Stage, ku edhe do të vendoset fituesi i këtij turneu më të madh botëror në CS-GO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button