Kur të shohim garanci nga Maqedonia e Veriut, do të dakordohemi për zhbllokimin e procesit, paralajmëroi Bullgaria

Kur të shohim hapa konkret dhe garanci nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut se çështja nuk pezullohet, dhe se po hidhen jemi të gatshëm për tu dakorduar për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, deklaroi zëvendësshefi i diplomacisë bullgare, Vasil Georgiev pas takimit të sotëm trepalësh në Athinë, në të cilën mori pjesë së bashku me homologen e tij nga Rumunia Daniela Grigore Gitman dhe nikoqirin, ministrin alternativ të Punëve të Jashtme të Greqisë Milltiadis Varviciotis, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Duke i përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për veton e Bullgarisë ndaj euro-perspektivës së Maqedonisë së Veriut, Georgiev tha se fjala “veto”, duke dëshiruar të sqaroj se Sofja “nuk është pajtuar për datën e konferencës së parë ndërqeveritare në të cilën do të miratohet korniza negociuese”.

Ai theksoi se Bullgaria e mbështet integrimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, po konkretisht nga vendi “kërkon hapa konkret dhe garanci”.

“Ka disa hapa që duhet të ndërmerren nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, veçanërisht në fushën e plotësimit të detyrimeve të tyre, në përputhje me Marrëveshjen e vitit 2017 për fqinjësi të mirë. Do të dëshironim hapa konkret dhe të shohim disa garanci se çështja në mes dy vendeve tona fqinje nuk do të pezullohet, por do të përpiqen që të zgjidhet. Kur të shohim hapa konkret dhe garanci, jemi të gatshëm të pajtohemi për konferencës e parë ndërqeveritare”, tha Georgiev.

Mbështetje për euro-perspektiven e vendeve nga Ballkani Perëndimor në fjalimet e tyre shprehen edhe Varviciotis dhe Grigore Gitman.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button