Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar propozim-ligj: Në vendet turistike të gjithë shitësit mund të punojnë të dielave

Ministria e Ekonomisë ka dorëzuar në Kuvend Propozim për ndryshime në Ligjin për Tregti, me të cilin propozohet që të gjithë shitësit me pakicë në vendet turistike të mund të punojnë të dielave dhe gjatë festave.

Ndryshimet në Ligjin për Tregti u janë dorëzuar deputetëve për shqyrtim dhe miratim në Kuvend.

Këto ndryshime ofrojnë mundësi për të gjitha vendet turistike të përcaktuara me Ligjin për Turizëm, dyqanet dhe dyqanet në të cilat mund të operojë tregti me pakicë të mund të punojnë dhe në ditët e trajtuara si ditë jopune dhe festa publike gjatë gjithë vitit.

Paga ditore 100 për qind dhe pagesa e pushimeve mbetet që shitësit të ua paguajnë punëtorëve.

Përndryshe, prej 1 janarit të këtij viti, në Maqedoninë e Veriut dita e diel është jopune.

Kuvendi më 20 dhjetor miratoi Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për marrëdhënie pune, me çka e diela u shpall ditë jopune, që ishte njëra ndër kërkesat kryesore të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë. Me zgjidhjen e re ligjore, e diela do të jetë ditë jopune për 92% të punëtorëve.

Ata të cilët janë të angazhuar në veprimtaritë të cilat për shkak të procesit tekniko – teknologjik nuk guxojnë të ndërpriten do të marrin më së paku 50 përqind mëditje më të lartë për punë të dielën dhe ditë të lirë që do të mund ta shfrytëzojnë në shtatë ditët e ardhshme.

Ndaj kësaj mase kanë reaguar veprimtarët të cilët punojnë në fushën e turizmit dhe hotelierisë duke vlerësuar se nuk mund të ketë ditë jopune ne vendet turistike, pasi që e dëmton punën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button