UT, u mbajt dita e hapur dhe panairi i karrierës (VIDEO)

Sot në hapësirat e Universitetit të Tetovës (UT) u mbajt dita e hapur për maturantët, ndërsa panairi i karrierës për absolventët, shkruan Portalb.mk.

Pas prezantimit në shkollat e mesme sot Universiteti i Tetovës organizoi ditën e hapur për të gjithë studentët e ardhshëm potencial, ku përmes disa aktiviteteve stafi i universitetit dhe studentët para maturantëve prezantuan ofertën studimore për vitin e ardhshëm akademik.

“Këtë vit UT-ja ofron 89 programe studimore të akredituara në vitin 2021 të harmonizuara me tregun e punës dhe zhvillimet bashkëkohore shkencore. Në ciklin e dytë të studimeve janë gjithsej 94 programe studimore”, tha Ibraim Neziri nga UT.

Konkursi për këtë vit akademik planifikon afërsisht 3.700 vende të lira. Pritjet nga UT-ja janë që vitin e ardhshëm të regjistrohen afër dy mijë studentë.

This slideshow requires JavaScript.

Në kuadër të ditës së hapur u organizua edhe panairi tradicional i karrierës i cili ka në fokus absolventët dhe sektorin e biznesit.

“Ne si universitet sot kemi hapur dyert për shumë industri, duke përfshirë industritë fundamentale, ushqimore, farmaceutike dhe të tjera që ofrojnë shërbime për IT, kurse, trajnime, të cilat janë nga kompanitë lokale dhe jo vetëm”, tha Agon Memeti nga UT.

Ndryshe, në panair morën pjesë me dhjetëra kompani të ndryshme ku studentët paten mundësi të njihen në dorë të parë me vendet e tyre të ardhshme potenciale të punës dhe të marrin më shumë informacione.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button