KE për bllokadën e VMRO-DPMNE-së në Kuvend: Partitë të sillen në mënyrë konstruktive

Komisioni Evropian i ftoi të gjitha partitë në Kuvend e Maqedonisë së Veriut të sillen në mënyrë konstruktive. Këtë shkurt për MIA, e ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, në pyetjen për incidentet e fundit në Kuvend dhe “bllokadën aktive” nga ana e opozitës, njofton Portalb.mk.

“i ftojmë të gjitha forcat politike në Kuvend të punojnë bashkë dhe në mënyrë konstruktive t’i avancojmë reformat lidhur me BE-në në interes të qytetarëve”, deklaroi Pisonero.

Opozita të martën filloi, me ashtu siç e quajti “bllokadën aktive në Kuvend”, e cila sipas paralajmërimeve, do të zgjat deri në ‘arritjen e marrëveshjes për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”. Nga ana tjetër, partitë në pushtet nuk pranojnë zgjedhje të parakohshme. Zgjedhje të parakohshme kërkon edhe partia opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët.

Ditët e kaluara gjatë kohës së seancave kuvendore disa herë ka ardhur deri në përballje verbale mes deputetëve, derisa ata të VMRO-DPMNE-së kanë mbajtur banderola në duar.

Qeveria, që drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, u formua në janar të këtij viti duke zëvendësuar Zoran Zaevin, i cili dha dorëheqje pas disfatës në zgjedhjet lokale, më 31 tetor të vitit 2021. Zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur më 15 korrik të vitit 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button