Presidenti Pendarovski mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22” në Krivollak

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe komandanti i përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Stevo Pendarovski sot mori pjesë në stërvitjen ushtarake “Përgjigje e Shpejtë 22”, e cila mbahet nga 2 deri më 20 maj në poligonin Krivolak, nikoqir i së cilës është Maqedonia e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Gjatë vizitës në Krivolak, presidenti Pendarovski u informua për stërvitjen ushtarake “Përgjigje e shpejtë 22” dhe i ndoqi stërvitjet, të cilat përfshinin aktivitete të kombinuara ajrore me hedhje me parashutë, ulje helikopterësh dhe avionë, me pjesëmarrjen e forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s.

Presidenti Pendarovski u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të njësive speciale dhe theksoi se kjo stërvitje e gjerë dëshmon gatishmërinë kolektive të Aleancës së NATO-s dhe është një mundësi e jashtëzakonshme për Maqedoninë e Veriut që të tregojë aftësitë unike të poligonit Krivolak si qendër moderne për zhvillimin e operacioneve stërvitore sipas standardeve të NATO-s.

Stërvitja është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e aftësive të ushtrisë përmes shkëmbimit të njohurive, aftësive, si dhe rritjes së ndërveprimit me forcat e armatosura aleate. Në të njëjtën kohë, kontribuon në ngritjen dhe afirmimin e “Krivolak” si qendër trajnimi ndërkombëtare.

This slideshow requires JavaScript.

Stërvitja ushtarake Krivolak përfshin 4600 pjesëtarë të forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s: Shqipërisë, Greqisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Maqedonisë veriore, Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Malit të Zi. Stërvitja përfshin 45 avionë, gjegjësisht avionë luftarakë dhe transportues dhe helikopterë, kurse gjatë stërvitjes kryhen mbi 700 kërcime me parashutë.

Stëvitja “Përgjigje e shpejtë 22” synon të demonstrojë aftësinë për të vendosur shpejt forcat tokësore të SHBA-së në Evropë dhe Afrikë së bashku me forcat ajrore shumëkombëshe nga Evropa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button