Aleksandar Stojkovski ushtrues i ri detyre drejtor i Ndërmarrjes për Transport Publik – Shkup

Aleksandar Stojkovski është emëruar drejtori i ri i Ndërmarrjes së Transportit Publik –  Shkup (NTP), njoftoi Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

“Stojkovski është inxhinier i diplomuar mekanik në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Ka mbi 20 vjet përvojë pune, dhe në këtë funksion vjen si ish i punësuar në Ndërmarrjen e Transportit Publik – Shkup”, thuhet në njoftimin e Qytetit të Shkupit.

Pra stojkovskit, në këtë post ishte Ivan Ilievski, i cili dha dorëheqje nga pozita e tij, më 5 maj. Ai ishte në pozitën e ushtruesit të detyrës për vetëm 5 muaj. Ilievski ishte drejtori i dytë nga ekipi i kryetares Arsovska që largohet nga detyra. Drejtori i NP “Parkingu i qytetit” Filip Pashu u largua nga detyra vetëm dhjetë ditë pasi u emërua ushtrues detyre. Pastaj Arsovska emëroi Bojan Hristovskin.

NTP “Shkup” është në gjendje të keqe financiare dhe me borxhe prej vitesh. Ndërmarrja prej vitesh merr subvencione nga Qyteti i Shkupit për operimin aktual, madje edhe për pagat e punëtorëve.

Ndërkohë, derisa Qyteti i Shkupit lavdërohet për punën e NTP-së autobusët privat të linjës 19 nuk qarkullonin në kuadër të Ndërmarrjes Publike të Qytetit të Shkupit. Pas ndalimit të kësaj linje, edhe linja 20 e ndërpreu qarkullimin e saj dhe me këtë tërë Komuna e Shuto Orizares, por edhe disa lagje të Çairit mbetën pa transport publik.

Për këtë reaguan nga partia në pushtet LSDM, nga ku thanë se nuk ka ditë që nuk del në pah paaftësia e kryetares së Shkupit Danella Arsovska.

“Tre muaj Qyteti i Shkupit e udhëhequr nga Arsovska dhe VMRO-DPMNE, nuk u ka paguar transportuesve privat të autobusëve dhe për atë prej sot ata më nuk qarkullojnë në linjat e rregullta. Me ndalimin e këtillë, seriozisht reduktohet orari i rregullt, por më keq është se vendbanime të tëra janë pa transport publik. Në Komunën e Shuto Orizares, prej sot është ndërprerë transporti publik pasi linjat “19” dhe “20” në pjesën më të madhe janë të transportuesve privat. Arsovska përpara zgjedhjeve premtonte transport autobusi falas dhe hoqi dorë nga 70 milionë euro për projektin “BRT”, thanë nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button