Ambasada e Suedisë shpalli thirrje për pjesëmarrje në garën me fotografi “Baballarët e Maqedonisë së Veriut”

Ambasada e Mbretërisë së Suedisë shpalli thirrje për pjesëmarrje në garën me fotografi me temën “Baballarët e Maqedonisë së Veriut”. Qëllimi i garës është të rrisim vetëdijen për pushimin reciprok prindëror (të lindjes) dhe rëndësinë e lidhjes mes baballarëve dhe fëmijëve të tyre, transmeton Portalb.mk.

Gara me fotografi do t’ju japë mundësi gjithë personave të interesuar të emërtojnë një fotografi të veten në të cilën më së miri prezanton relacionin baba-fëmijë.

Do të bëhet përzgjedhje prej pesëmbëdhjetë fotografive dhe do të shfaqen në ekspozitën “Baballarët e Maqedonisë së Veriut”, për të cilët do të organizohet ekspozitë në Parkun e Qytetit në Shkup – Guaca gjatë kohës së kremtimit të ditës kombëtare suedeze më 10 qershor 2022.

Nga grupi i fotografive që do të përzgjidhen të jenë pjesë e ekspozitës, tre do të shpërblehen. Përzgjedhja e tre fotografive më të mira do të bëhet më 10 qershor në Parkun e Qytetit Shkup – Guaca, me votat e mbledhura nga vetë vizitorët.

Gara me fotografi do të zgjat deri më 25 maj, në orën 23:59h. Të gjitha detajet dhe kriteret mund të lexohen në ueb faqen e Ambasadës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button