Japonia ngriu asetet e Sberbank dhe Alfa Bank të Rusisë

Qeveria japoneze sot ka ngrirë asetet e institucionit financiar më të madh rus, Sberbank dhe Alfa Bank, bankës së saj më të madhe private, për shkak të luftës kundër Ukrainës, raporton Anadolu Agency (AA).

Japonia vendosi sanksione të reja ekonomike ndaj Rusisë pas një takimi online të liderëve të G7 të dielën.

Qytetarëve dhe kompanive japoneze u ndalohet gjithashtu të bëjnë investime në Rusi që do t’u siguronin atyre aksion prej 10 për qind ose më shumë.

Po ashtu ndalohet dhënia e kredive për kompanitë ruse me një afat shlyerjeje mbi një vit.

Ndërkohë, asetet e 141 personave, përfshirë kryeministrin rus, Mikhail Mishustin, u ngrinë gjithashtu.

Të martën, ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Koichi Hagiuda u citua të thoshte nga agjencia e lajmeve TASS se vendi i tij planifikon të reduktojë gradualisht varësinë e tij nga importet e naftës ruse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button