Zëvendëskryeministrja Grkovska bisedoi me presidentin e Estonisë Karis për temën e dixhitalizimit

Në margjinat e konferencës dixhitale për E-qeverisjen në kryeqytetin e Estonisë, Talin, zëvendëskryeministrja për Qeverisje të Mirë Sllavica Grkovska u takua me Presidentin e Estonisë Alar Karis për të diskutuar përfitimet e dixhitalizimit për shoqërinë, të gjithë qytetarët, transmeton Portalb.mk.

Presidenti Karis vlerësoi se është shumë e rëndësishme që vendi të ketë një qasje të koordinuar në të gjitha hapat që ndërmerr në fushën e dixhitalizimit dhe theksoi se përvoja e Estonisë mund të ndihmojë në të gjitha fazat e dixhitalizimit. Ai theksoi se çdo vend, përfshirë edhe Estoninë, përballet me sfida në zbatimin e kësaj reforme, por me një qasje pozitive ato gjithmonë kapërcehen.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se dixhitalizimi sjell shumë përfitime, veçanërisht për qytetarët, interesi i të cilëve është të kenë shërbime efikase dhe të shpejta.

Ajo që është e rëndësishme, tha zëvendëskryeministrja Grkovska, është që qytetarët të kenë besim në institucionet e sistemit dhe kjo mund të arrihet me punë transparente në interes të qytetarëve.

Gërkovska tha se digjitalizimi përveç rritjes së efikasitetit të institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, ofron edhe transparencë në punën e organeve shtetërore, e cila është vendimtare për parimin e qeverisjes së mirë.

Grkovska sot u takua edhe me Sim Sikut, ekspert estonez për digjitalizim, i cili luajti një rol kyç në procesin e transformimit digjital të shoqërisë estoneze.

Eksperti estonez Sikut vlerësoi se në këtë proces është e rëndësishme të ketë vullnet politik në zbatimin e kësaj reforme dhe në qendër të atij procesi duhet të jenë qytetarët.

Ndryshe këto takime u realizuan në kuadër të Projektit për promovimin e dixhitalizimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Qendrën estoneze për zhvillim ndërkombëtar dhe me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button