Juventusi dhe Interi do të përballen sot

Juventusi dhe Interi do të dhurojnë sërish emocione në mbrëmjen e sotme në stadiumin “Olimpico” të Romës. Pas suksesit të zikaltërve në Superkupë, dy nga ekipet më të mëdha të futbollit vendas, do të përballen për Kupën e Italisë, raporton Klan.

Si “Zonja e Vjetër” ashtu edhe zikaltrit janë në kërkim të një trofeu, ndërsa kanë kaluar një sezon kompleks dhe të gjatë.

Për trajnerin juventin Massimiliano Allegri, një tjetër humbje do të ishte shkatërruese. Ndërsa ai interist Simone Inzaghi, ka ëndërr të realizojë një tripletë titujsh këtë vit ku pas Superkupës në lojë janë edhe Kupa e Italisë dhe Serie A. Por nëse dështon, atëherë gjithçka do të kthehet në një makth për të.

Në fushë priten titullarët nga të dyja ekipet për këtë finale.

Në këtë sezon, Juvja dhe Interi janë përballur katër herë, kur 2 herë kanë fituar zikaltrit dhe një sfida ka përfunduar në barazim. Por, të gjithë protagonistët e dinë se kjo do të jetë një ndeshje mjaft e luftuar dhe e ekuilibruar. Në “Olimpico” pritet spektakël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button