Falsifikoi dokumentet e veturës së marrë nga një kompani, kallëzim penal për 31 vjeçarin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj 31 vjeçarit nga Shkupi në lidhje me falsifikimin e dokumenteve, transmeton Portalb.mk.

“Ai me leje qarkullimi të falsifikuar të automjetit “Volkswagen Passat”, të cilin e ka marrë për të shfrytëzuar nga një mik i tij, i cili nga ana tjetër automjetin e ka blerë nga agjencion Rent a Car, e ka lënë peng si garancion në shoqatë financiare për miratimin e huasë në të holla në shumë prej 360.000 denarë”, sqaroi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Vepra penale “falsifikim të dokumenteve” është e dënueshme në bazë të nenit 378, paragrafi 1 nga Kodi Penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button