Reformat në administratë të pamjaftueshme: Nevojitet kuadër cilësor, shërbime digjitale

“Administrimi” me reformat në administratën publike është problemi kryesore pse reformat po bëhen, por nuk janë në nivelin e dëshirueshëm. Strategji, plane aksionale ka, por çështjet teknike dhe vullneti është i paktë. Kemi kuadër, por më me rëndësi është të kemi cilësi, i cili mungon, sidomos në fushën e teknologjisë informatike, e cila sigurisht që do të ndihmonte në avancimin e digjitalizimit të shërbimeve, të cilat qytetarët e Maqedonisë së Veriut ende nuk i marrin të plota.
Kjo mes tjerash u diskutua në debatin e organizuar nga Metamorfozis, “Administrimi me administratën, parakusht kryesor për reformat”, e cila u mbajt në ZOOM, njofton Portalb.mk.

Profesori universitar Dragan Gocevski, foli mes tjerash për cilësinë e punës në administratë, i cili siç shpjegoi, për t’u konstatuar duhet që të ketë vullnet.

“Jo se nuk dimë apo nuk mundet të matet produktiviteti, është formule e njohur , veçmas në organizatën ndërkombëtare të punës nëse hyni do të shihni se ka metrikë për çfarëdo lloji të procesit. Bëhet komplekse çështja nëse një formulë mund të zbatohet sa jemi produktiv në tërë sektorin publik ose duhet disa formula sektorit shtetëror dhe kjo është e mundshme, por ajo që të zbatohet duhet që nevojitet të dimë se çfarë prodhojmë, çfarë lloji të shërbimit. Duhet me ndershmëri dhe paanshmëri që të hyhet në çështjen nëse çdo i punësuar me të vërtetë njëjtë punon. Nëse arrijmë dhe mbledhim vullnet që këtyre pyetjeve t’u japim përgjigje, atëherë mund të japim përgjigje ndaj pyetjes, se kush punon, kush s’punon nëse, a punojmë mirë, a dinë a jo”, tha Gocevski.

Juliana Karai, nga Instituti për Politika Evropiane (IPE), foli për “kapixhikun” nëpërmjet të cilit punësohen në administratë publike pa e respektuar parimin e meritokracisë.

“Edhe pse parimisht punësimi në sektorin publik bëhet nëpërmjet publikimit të shpalljeve për punësim, selektohen kuadrot më të mirë dhe profesional, në kontekst të plotësimit të vendeve të punës në administratën publike shumë shpesh ndodh që ato të plotësohen me nënshkrimin e marrëveshjeve për punësim të përkohshëm. Kjo është pjesë e ligjit për punësim në sektorin publik, që do të thotë se procedura është legale, por mund të vlerësohet si devijim, pasi që këto të punësuar nuk janë të obliguar t’i plotësojnë kriteret të cilat vlejnë për personat që punësohen sipas shpalljeve publike, dhe kjo paraqet shkelje të parimit të meritës”, tha Karai.

Profesoresha universitare, Irena Bojaxhievska i përmendi se institucionet, në vend kanë mungesë të pajisjeve harduer dhe softuer, por edhe të burimeve njerëzore.

“Ne kemi thuajse kemi 20 vite zhvillim të shoqërisë informatike në Maqedoni, por nuk kemi rezultate nga ajo se çfarë kemi shkruar se duhet të plotësohet në këto dy dekada. Mendoj që një kohë pofunksionojmë pa plan konkret strategjik nacional për zhvillimin e shoqërisë informatike. Hulumtimet në terren, tregojnë se edhe sot institucionet si probleme kryesore që i paraqesin janë mungesa e pajisjeve harduer dhe softuer, për shembull në pjesën e publikimit të dhënave të hapura, pastaj mungesa e kuadrit TIK, gjithashtu nuk kanë resurse teknike, thuajse aspak njerëzore, por veçanërisht të personave për teknologji informatike. Ajo që i ofrohet si kuadër administratës, rëndë mund të dalë në ndihmë për nevojat e shoqërisë informatike”, tha Bjaxhievska.

Menaxherja e programeve të Fondacionit Metamorfozis, Milla Josifovska-Danillovska, tregoi detaje konkrete nga përvoja e një vizite zyrtare në Estoni, vend i cili është i njohur për digjitalizimin e shërbimeve dhe dhënien e tyre në mënyrë cilësore.

“Estonia është dëshmi se digjitalizimi e përmirëson jetën e qytetarëve. Estonezët kanë identitet digjital, i cili është i qasshëm në format të kartelës, por edhe online Që kur lindin, shteti e krijon identitetin. Letërnjoftimi digjital, ka çip të veçantë dhe shenja biometrike dhe për t’u shfrytëzuar, duhet të ketë lexues të veçantë i cili është universal. Votimi digjital, në Estoni ka filluar nga viti 2005”, tha Josifovska-Danillovska e cila më tej shpjegoi dhe funksionimin e platformës nëpërmjet të cilës estonezët, thuajse të gjitha shërbimet e nevojshme i marrin online.

Teofil Bllazhevski, autor i hulumtimit “Administrimi” me Administratën, parakusht kyç për reformat, i tregoi gjetjet kryesore të hulumtimit.

Gjetjet kryesore të hulumtimit:

  • Strategji dhe plan aksional ekzistojnë dhe shkruhen të reja.
  • Trupi për zbatimin e reformave në administratë ka qenë aktiv deri vjet
  • Korniza ligjore kryesisht është e mbuluar, a ndryshimet e ligjeve dhe miratimi i tyre shkon ngadalë.
  • Efikasiteti i administratës mbetet në zonën e problematikës, veçmas vlerësimi i saj. Deri më tani ajo është zbatuar formalisht.
  • Shërbimet, veçanërisht digjitale shënojnë avancim të caktuar, për periudhën 2018-2022.
  • Transparenca është tradicionalisht e mirë.
  • Mbi(punësimi) në sektorin publik dhe administratë, formalisht mbahet nën kontroll. Rritje të ulët për 905 persona ka në vitin 2021.
  • Atmosfera dhe kualiteti në administratën shtetërore, dhe jo numri – janë faktorët kyç për zbatimin e reformave.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button