fbpx

Komuna e Tetovës: Të hënën fillojnë punimet për hapjen e bulevardit “Bllagoja Toska”

Nga dita e hënë do të fillojnë punimet për hapjen e Bulevardit “Bllagoja Toska”,  nga pjesa afër  shkollës së mesme tekstile dhe do të përfundojnë te ura që gjendet nën spitalin e qytetit, kështu bëri të ditur sot Komuna e Tetovës, transmeton Portalb.mk.

Nga komuna thonë se të gjitha përgatitjet kanë përfunduar siç janë zgjidhja e çështjeve pronësore juridike dhe eksproprijimi i tokës.

“Tani nuk ka asnjë pengesë për fillimin e punimeve. Ekspertët nga komuna e Tetovës që nga fillimi i mandatit të kryetarit Kasami, kanë theksuar se një nga problemet parësore që duhet zgjidhur është hapja e këtij bulevardi, i cili tani po bëhet realitet. Për këtë janë dhënë të gjitha lejet e nevojshme. Shpresojmë që në një kohë shumë të shkurtër bulevardi do të jetë në funksion”, informuan nga komuna.

Punët për vazhdimin e këtij Bulevardi prej rreth 460 metra, nga pjesa ndër spitalin deri te Shkolla Tekstile, filluan me 27 gusht të vitit të kaluar dhe duhej të përfundonin në afat prej 90 ditëve, por aty është punuar vetëm disa metra, vetëm deri te ura. Investitor në këtë projekt është Qeveria e RMV-së, ndërsa financohet nga TAV. Punimet në këtë Bulevard i realizon Kompania NB, kurse Komuna e Tetovës është organ mbikëqyrës.

Në programin e tij për menaxhimin me TetovënKasami te pjesa e urbanizmit, gjegjësisht si zgjidhe për probleme e adreson edhe vazhdimin e Bulevardit “Bllagoja Toska”.

“Lëvizja Besa do të angazhohet për ndërtimin dhe meremetimin e infrastrukturës së dobët. Prioritet: hapja e tre bulevardeve si “arterie” kryesore të qytetit: Bulevardi “Qendër-Ilinden”, vazhdimin e bulevardit “Bllagoja Toska” dhe bulevardit “Vidoe S. Bato”, thuhet në Programin Zgjedhor 2021-2025 për Tetovën të Kasamit.

Ky bulevard u promovua disa herë gjatë mandatit 8 vjeçar të Tetua Arifit si e para e Tetovës, madje për herën e fundit shumica a integristëve u mblodhën për të promovuar të njëjtin, i cili ende sot është në gjendje të mjerueshme. Arifi deklaroi se deri te shkolla Tekstile e kanë mbyllur procesin e eksproprimit, ku në aspektin formalo-juridik nuk kishte probleme, por kryetari i ri deklaroi se kjo nuk ishte zgjidhur komplet, dhe se ata gjatë mandatit të tyre e kanë zgjedhur këtë çështje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button