RMV, do të rriten normat e interesit për kreditë dhe depozitat

Në seancën e fundit, Komiteti për Politikë operative monetare i Bankës popullore solli vendim për rritje shtesë të normës bazë të interesit me 0.25 pikë përqindjeje, pasi e njëjta tashmë ishte rritur me 0.25 pikë përqindje në muajin prill dhe arriti në nivelin 1.75 për qind, transmeton Portalb.mk.

Banka popullore, këtë lëvizje e bëri me qëllim që të intervenohet në drejtim të lëvizjeve rritëse të pritjeve inflacioniste, siç rekomanduan disa ekspertë financiarë javën e kaluar, ndërsa masa të tilla tashmë janë miratuar nga Banka qendrore evropiane dhe Fed- i SHBA-së, si dhe institucionet bankare kombëtare në disa shtete evropiane.

Siç njoftoi BPRM-së, Komisioni për miratimin e kësaj mase ka marrë parasysh zhvillimet e fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendore dhe treguesit e ekonomisë vendase në kuadër të qëndrimit të politikës monetare.

“Janë marrë parasysh tendencat e fundit të inflacionit, të cilat u përshpejtuan edhe në muajin prill. Vendimi për shtrëngimin e mëtejshëm të politikës monetare bazohet në vlerësimet se presionet e çmimeve të importit janë më të gjata dhe më të forta, gjë që krijon efekte të caktuara transfertash në disa kategori çmimesh dhe ndikon në pritjet inflacioniste. Nga kjo rrjedh nevoja për një përgjigje monetare, pavarësisht rreziqeve në rënie për rritjen ekonomike dhe kërkesën e brendshme”, informuan nga BPRM.

Të dhënat më të fundit tregojnë se inflacioni në prill 2022 u përshpejtua dhe arriti një normë vjetore prej 10.5%, çka tregon se inflacioni këtë vit do të jetë më i lartë se sa pritej sipas parashikimeve të fundit.

Sa i përket zhvillimeve në ekonominë reale, në vitin 2021 është realizuar një rritje reale ekonomike prej 4%, në kuadër të pritshmërive. Të dhënat e disponueshme me frekuencë të lartë për tremujorin e parë të vitit 2022 tregojnë rritje të mëtejshme të ekonomisë vendase në këtë periudhë. Megjithatë, me përshkallëzimin ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës që nga fundi i shkurtit, në mënyrë shtesë u përkeqësuan, tashmë veçse të trazuara zinxhirët e furnizimit global dhe tregu i energjisë, si dhe besimi i subjekteve ekonomike, thonë nga Banka popullore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button