fbpx

Është vrarë një gazetare e Al-Jazeeras në Bregun Perëndimor

Një gazetare e televizionit Al-Jazeera është qëlluar për vdekje teksa po mbulonte një bastisje izraelite në qytetin Jenin të Bregut të pushtuar Perëndimor më 11 maj, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë, transmeton REL.

Shireen Abu Akleh, një gazetare e njohur palestineze, që punonte për kanalin në gjuhën arabe të këtij televizioni, u qëllua dhe më pas vdiq.

Edhe një gazetar palestinez, që punonte për gazetën Al-Quds është plagosur, por është në gjendje stabile.

Al-Quds, gazetë me seli në Katar, fajësoi Izraelin për këtë rast.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj ishin cak i sulmeve me armë zjarri dhe eksplozivë teksa po kryenin një operacion në Jenin, dhe më pas ata kthyen zjarrin. Ushtria tha se po “heton ngjarjen dhe po shikon për mundësinë që gazetarët të jenë qëlluar nga sulmues palestinezë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Yair Lapid, tha se vdekja e gazetares është një lajm i trishtuar dhe shtoi se i ka propozuar Autoritetit Palestinez që të kryejnë një hetim patologjik për vdekjen e gazetares.

“Gazetarët duhet të mbrohen në zonat e konfliktit dhe që të gjithë ne kemi përgjegjësi që ta kuptojmë të vërtetën”, shkroi ai në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button