Izraeli refuzoi hyrjen e ministres belge në Rripin e Gazës

Izraeli ka refuzuar t’i japë leje ministres belge të Bashkëpunimit për Zhvillim, Meryame Kitir për të hyrë në Rripin e Gazës, raportuan të martën mediat belge, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria izraelite “e bëri të qartë se ata nuk autorizojnë asnjë vizitë politike në Gaza në këtë kohë”, tha kabineti i ministres Kitir, sipas transmetuesit publik RTBF.

Ministrja belge e cila po viziton Palestinën këtë javë, duhej të vizitonte sot Rripin e Gazës për të parë një projekt të menaxhimit të mbetjeve të mbështetur nga Belgjika përmes Programit për Zhvillim të OKB-së.

Në vend të kësaj, Kitir do të udhëtojë në Betlehem për të vëzhguar projekte të tjera bashkëpunimi.

Sipas gazetës “Brussels Times”, vendimi i ministres Kitir për të vizituar vetëm territoret palestineze mund të ketë luajtur një rol në mohimin e hyrjes së saj në Gaza, pasi duke zgjedhur të mos vizitojë territoret izraelite, ajo theu rregullin e pashkruar të traditës diplomatike belge për të vizituar të dyja palët.

Në vitin 2010, ish-ministrit të Zhvillimit, Charles Michel iu mohua gjithashtu qasja në Rripin e Gazës.

Izraeli lejoi hyrjen për ministrin e atëhershëm të Punëve të Jashtme, Didier Reynders vetëm në vitin 2016, ndërsa e ndaloi hyrjen e kolegëve të tij në vitet në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button