Josep Borell shtron darkë për liderët e Ballkanit, i ftuar edhe Kovaçevski

Kryeministri Edi Rama do të jetë i pranishëm ditën e mërkurë në Bruksel, ku do të zhvillojë një takim me zyrtarët Europianë por dhe me liderët e rajonit, raporton ABC.

Sipas medias serbe “Blic” kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç, Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministri i Bosnjës Zoran Tegelti, do të darkojnë mbrëmjen e së mërkurës me shefin e diplomacisë së BE, Josep Borell, i cili i ka ftuar në një darkë joformale.

Gjithashtu sipas “Blic” edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se darka do të mbahet, duke theksuar se është një darkë tradicionale, e cila organizohet një herë në vit nga shefi i diplomacisë së BE-së.

Tradita e organizimit të darkave me liderë nga Ballkani Perëndimor është iniciuar nga ish-kreu i diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini, si një mënyrë për të inkurajuar dhe përmirësuar bashkëpunimin brenda rajonit dhe rajonit me BE-në.

Në fund të darkës, liderët nga Ballkani Perëndimor janë planifikuar t’i drejtohen mediave në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button