Rritje e çmimeve mbi 20 përqind në industrinë e Maqedonisë së Veriut brenda vitit

Në Maqedoninë e Veriut vazhdo rritja e çmimeve në prodhimin industrial nga muaji në muaj, ashtu që brenda një viti është regjistruar rritje prej 20.3 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, është më i lartë për 5.1 % në nivel mujor dhe për 20.3 % në nivel vjetor.”, deklarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin shkurt, rritja e çmimeve në sektorin e Furnizimeve me energji është 7.2 përqind.

“Në muajin mars 2022, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale – totali, janë më të larta në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 54.4 %”, deklarojnë nga Enti.

Brenda një viti, rritje e theksuar për 64.5 përqind është shënuar te Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button