Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për shkollat, vajin, sallat e sportit dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 44-t ka vendosur që mos të vazhdojë vitin shkollor 2021/22 për shkak grevës që ishte zhvilluar vitin prej 11 prillit, transmeton Portalb.mk.

“Me këtë vendim, konfirmohet se numri i ditëve të punës në vitin aktual shkollor në shkollat e mesme do të jetë 146 ditë pune, gjegjësisht nuk do të ketë vazhdim të vitit shkollor”, deklarojnë nga Qeveria.

Në seancën e sotme u vendos që mos të vlejë akoma ndalesa për eksportin e vajit të lulediellit.

Qeveria siguroi fond prej tre milionë euro për rekonstruimin e 30 sallave të sportit në shkolla fillore dhe të mesme, si dhe furnizimin e 50 sallave sportive në shkolla fillore.
Në lidhje me sigurimin e mjeteve për Programin për mbrojtje të popullatës nga infeksioni HIV, ka angazhuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë për financa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button