fbpx

Udhëtime mbresëlënëse nga projekti “Sfida për t’u lidhur” në Erasmus+

Udhëtimet janë si lexim i ndonjë libri me ballina të bukura dhe me përmbajtje domethënëse. Çdo udhëtim e ka bukurinë e vet, dhe sa do larg të shkosh asnjëherë nuk ngopesh nga momentet ose çastet që i ke kaluar me miq dhe me pamjet përrallore nga ato vende.

Mësimdhënësit e shkollës sonë, kanë udhëtuar brenda dhe jashtë vendit së bashku me partnerët nga Portugalia, Greqia dhe Rumania, që është bartëse e projektit. Udhëtimet ishin të plotësuara me aktivitete të Erasmus +, financuar nga Bashkimi Evropian.

Këto udhëtime me karakter bashkëpunimi me organizatat tjera nga tre vende të ndryshme evropiane ishin të mirëseardhura dhe krijuan ura lidhjeje që edhe në të ardhmen ky bashkëpunim mos të ndërpritet dhe ato ura miqësie të përforcohen edhe më shumë. Udhëtimet në Rumani në qytetin e bukur dhe piktoresk të Targu Jiu dhe në kryeqytetin e fqinjit tonë jugor Athinës ishin mbresëlënëse.

“Këto udhëtime na dhanë kënaqësi dhe mësim se si duhet një njeri të ngritet dhe të përjeton çaste gëzimi dhe të frymëzohet për të ndryshuar vetveten dhe për të njohur kultura dhe qytetërimet tjera , ashtu që ta njohim njëri tjetrin më mirë, që të jemi më afër Evropës dhe ti njohim popujt tjerë, e poashtu ata të na njohin edhe neve , se shpesh ne shqiptarët kemi qenë pre e keqkuptimeve dhe paragjykimeve nga të tjerët dhe të imponuar nga qarqe të ndryshme dashakeqe”, deklaroi Jeton Rashiti, koordinatori i shkollës sonë.

Mësimdhënësit tanë vlerësojnë se këto ishin momentet më të bukura dhe mahnitëse në jetë.

Shkolla Fillore Komunale “Imri Elezi”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button