Kallëzim penal ndaj një tetovari për ndërtim pa leje në Kodrën e Diellit

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se Sektori për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë ka ngritur kallëzim penal kundër 69-vjeçarit R.I. nga Tetova, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerje të veprës penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i patundshmërive”, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021 në lagjen e vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit, në një parcelë në pronësi shtetërore, i raportuari pa pasur leje përkatëse –leje ndërtimi nga organi kompetent i Komunës së Tetovës, ka ndërtuar objekt me sipërfaqe prej 98 metër katror”, njoftuan nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button