fbpx

Ancelotti ‘në gjah’ edhe të Rooney-t

Trajneri i ri i Real Madrid Carlo Ancelotti do të synojë transferimin në “Santiago Bernabeu” të sulmuesit të Manchester United Wayne Rooney, i cili pas largimit të Sir Alex Ferguson nuk po kalon momente të mira në “Old Trafford”.

Preferenca e sulmuesit anglez është Chelsea i Jose Mourinhos por madrilenët mund të jenë më të favorizuar për 26-vjeçarin pasi askush nga Djajtë nuk do të preferonte t’ia dorëzonte një rivali të drejtpërdrejtë.

Si Reali ashtu edhe Chelsea,por edhe Arsenali po e duan në radhët e veta dhe i ofrojnë 30 milionë funta dhe një rrogë javore prej 250 mijë funtash.

Lajme të ngjashme

Back to top button