RMV, miratimi i ligjeve kryesore për administratën po zvarritet prej vitesh

Kushti më i rëndësishëm për progres në sektorin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore janë ligjet bazë në këtë fushë: Ligji për nëpunësit administrativë, ligji për punonjësit në sektorin publik dhe ligji që duhet së shpejti të dërgohet për herë të parë në legjislacion, Ligji për Shërbimin e Lartë Menaxhues. Bëhet fjalë për zgjidhje ligjore që duhet të mundësojnë profesionalizimin e administratës, integritet më të mirë dhe mbrojtje nga korrupsioni dhe nepotizmi, depolitizimi i administratës dhe fillimi i aplikimit, gjegjësisht përforcimi i sistemit të meritave si parim bazë për punësim dhe avancim në administratën publike, thuhet në Raportin e përgatitur nga “Metamorfozis” për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, në të cilin përvijohet gjendja me procesin e reformës nga viti 2021 deri më 31 mars 2022, shkruan “Vërtetmatësi”.

Më poshtë e transmetojmë tekstin e plotë:

VNR dhe ligjet me flamur evropian

Vlerësimi i Ndikimit Rregullator (VNR), ashtu si edhe dokumentet e tjera të nevojshme për të ngritur cilësinë e rregulloreve, edhe më tej mbetet sfidë. Sipas ekspertëve nga fokus grupi në VNR, për shembull, kjo varet nga ligji. Në nivel sasior, mbetet shifra që rreth 75% e rregullores është e mbështetur nga VNR deri në nivelin bazë të VNR-së cilësore, por individualisht, te disa ndryshime ligjore të propozuara apo ligje krejtësisht të reja, pjesa e quajtur vlerësimi i ndikimit është bërë shumë mirë e në disa të tjera është vendosur krejtësisht formalisht. Akoma ekziston problemi me procedurat, siç është fakti që në rast të ndryshimit urgjent të ndonjë rregulloreje nuk nevojitet VNR as edhe në raste kur zgjidhja ligjore propozohet nga deputetët, gjë që është e pakuptueshme për ekspertët. Për t’i qartësuar më mirë gjërat, ky problem u vërejt në vitin 2017, kur u bë analiza e quajtur “Sfida dhe rekomandime për përmirësimin e procesit legjislativ”. Në atë analizë të mbështetur nga NDI, lidhur me VNR theksohet konstatimi:

Realizimi i vlerësimit të ndikimit shpesh përgatitet pasi të jetë përgatitur propozimi legjislativ dhe nuk është rezultat i një analize të plotë. Projektligji nuk hartohet në drejtim të opsionit të preferuar nga vlerësimi i kryer i ndikimit. Formularët fiskalë plotësohen për hir të formës, pa paraqitje objektive të ndikimeve financiare. Analiza e ndikimeve sociale, ekonomike dhe mjedisore në politikë është formale.

A kanë ndryshuar këto kushte? Sipas ekspertëve të fokus grupit, ka progres, por nuk është i kënaqshëm. Por edhe mes ekspertëve ka ndasi. Nga fokus grupi doli se, për shembull, Projektligji i ndryshuar ose i ri për personelin administrativ në pjesën e quajtur vlerësimi i ndikimit rregullator në një pjesë “nuk ishte i detajuar dhe i shpjeguar mirë” (një nga ekspertët) ose se “ai është i përgatitur shumë mirë (ekspertë të tjerë të konsultuar brenda fokus grupit).

Shërbimi publik dhe menaxhimi i burimeve njerëzore – sistemi i meritave varet nga ligjet

Kushti më i rëndësishëm për progres në sektorin e shërbimeve publike dhe menaxhimin e burimeve njerëzore janë ligjet bazë në këtë fushë: Ligji për nëpunësit administrativë, ligji për punonjësit publikë dhe ligji që ende nuk është futur për herë të parë në legjislacion, Ligji për Shërbim të lartë Menaxhues.

Këto janë zgjidhje ligjore që duhet të mundësojnë profesionalizimin e administratës, integritet më të mirë dhe mbrojtje nga korrupsioni dhe nepotizmi, depolitizimi i administratës dhe fillimi i aplikimit, gjegjësisht forcimi i sistemit të meritës si parim bazë për punësimin dhe avancimin në administratën publike. Bëhet fjalë për një periudhë të gjatë përgatitjesh dhe konsultimesh, duke pasur parasysh faktin se vetë MSHIA në raportin gjashtëmujor për zbatimin e Planit të Veprimit për Reformën në AP 2018-2022, për periudhën janar-qershor 2021, thekson se “në gjysmën e parë të vitit 2021 është punuar intensivisht për draft zgjidhjet ligjore për këto tre ligje. Fundja, nëse shikohet historia e ndryshimeve të fundit të LSHA, LSHLM dhe i LESHM, që mund të gjenden në portalin qeveritar për rregulloret ENER, shihet se draft versionet e para janë vendosur qysh më 17.9.2021 dhe se koha për komente ka skaduar, ndërsa ajo për shërbimin e lartë menaxhues është zvarritur në një proces konsultimi publik që nga marsi i vitit 2019. Kjo do të thotë se konsultimi publik ka përfunduar.

Madje, pak para mbylljes së këtij raporti, këtë e ka konfirmuar ministri kompetent i MSHIA në një konferencë për media, duke bërë të ditur se të tre ligjet janë gati dhe të sqaruara dhe se i pari në Kuvend do të dërgohet LSHA, ndërsa dy të tjerët gjatë këtij viti.

Këto janë rregullore krejtësisht të reja, sepse në përshkrimin narrativ të ENER-it thuhet se do të ndryshohen më shumë se 1/3 e neneve për LSHA dhe LSHLM, ndërsa LESHM është një projektligj krejtësisht i ri, i cili, po e përsërisim, është vënë disa herë në ENER, e më pas u rishikua në Qeveri, më pas është kthyer në ENER, etj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button