Eurovizioni po e bashkon sërish Evropën (VIDEO)

Në vitin 2019 Mahmood fitoi në “Festivalin e Muzikës Sanremo” me këngën “Soldi”. Kështu ai arriti që atë vit ta përfaqësonte Italinë në Eurosong. Me këtë këngë ai arriti që të fitojë vendin e dytë. Që nga performanca e tij Mahmood, fitoi shumë fansa rreth gjithë botës, shkruan Portalb.mk.

Mahmood bëri një turne rreth Evropës dhe e fundit ishte në Londër. Befasisht të gjitha biletat u shitën dhe publika salla ku ai performoi ishte plot me fansa. Tani ai po bëhet gati që të performojë në Eurovizion, shkruan BBC.

“E prisja shumë këtë moment. Gjëja më e mire e shkrimit dhe kompozimit të muzikës  është rezultati përfundimtar. Rezultati përfundimtar është koncerti sepse ju merrni energji nga njerëzit që dëgjojnë muzikën tuaj.” tha 29-vjeçari për Radio 1 Newsbeat.

Ashtu si të gjithë këngëtarët, pandemia e detyroi Mahmood të shtynte turneun e tij, që do të thotë se ai nuk mund të arrinte suksesin global që pati hiti i tij “Soldi” pasi doli i dyti në Eurovision të 2019-ës.

Me më shumë se 200 milionë transmetime në Spotify dhe afërsisht e njëjta gjë në YouTube, kënga “Soldi” ndryshoi jetën e tij dhe ndërtoi një numër të madh fansash.

Pasi grupi rok Måneskin fitoi për Italinë vitin e kaluar, konkursi i këngës po mbahet në Torino ku Mahmood do të marrë pjesë edhe një herë, duke interpretuar baladën “Brividi” në duet me 19-vjeçarin Blanco.

Përveç kthimit të Mahmood, lehtësimi i kufizimeve të Kovid-19 në të gjithë Evropën ka bërë që ngjarjet shumë të dashura në prag të Eurovizionit të mbahen për fansat për herë të pas tre vjet.

Në fillim të prillit, 22-vjeçari Aaran shkoi në festën e Eurovizionit të Londrës me miqtë që i kishte bërë gjatë kohës kur ishte në Eurovizion.

Aaran aktualisht është duke u përgatitur për provimet dhe ai me të qeshur tha se Eurovizioni në maj nuk është një gjë e mirë të pasi që po e shpërqendron nga studimet.

Për artistë si Cornelia Jakobs, të luash për fansat në të gjithë Evropën është një ndjenjë shumë e bukur, ku rreth 200 milion shikues do të ndjekin në mbarë botën.

Pavarësisht sugjerimeve të forta se ajo mund të arrijë rekordin e Irlandës prej shtatë fitoresh për Suedinë me këngën e saj Hold Me Closer, 30-vjeçarja thotë se nuk po ndjen presionin e krahasimit me superyjet si Robyn apo Pink për shkak të ekipit rreth saj.

Chanel, këngëtarja e Spanjës është bashkuar me një nga koreografët më të kërkuar në botë, Kyle Hanagami, i cili ka punuar me Jennifer Lopez, Blackpink dhe Ariana Grande.

Performanca e saj është prodhuar shumë me një pushim të lezetshëm kërcimi që është imituar nga gati 1 milion përdorues të TikTok që bëjnë #slomochanelchallenge.

Mbretëria e Bashkuar po dërgon një nga muzikantët më të ndjekur të TikTok, Sam Ryder, i cili është nga Maldon në Essex.

Por, publiku pritet gjithashtu të votojë shumë Ukrainën, me shanse të favorshme për të fituar sërish.

Pas një rikthimi, për herë të pare që nga viti 2019, do të ketë atmosferë feste në Eurovizion, ku këngëtarët mund të takohen sërish me njëri tjetrin, me gazetarët dhe fansat.

Ngjarjet janë planifikuar në të gjithë Torinon për mijëra fansa ndërkombëtarë që udhëtojnë në konkursin e këngës për herë të parë që nga viti 2019, duke festuar një rikthim pas një anulimi të vitit 2020 dhe 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button