Kamçevi dënimin për rastin “Perandoria” do ta vuajë në burgun e Strugës

Biznesmeni Orce Kamçev dënimin me burg për rastin “Perandoria” do ta vuajë në burgun e Strugës për shkak se në gjykatë ka dorëzuar ndryshimin e adresës nga Shkupi në Ohër. Të njëjtin hap ka vendosur edhe Nenad Josifoviq, i dënuari për të njëjtin rast, transmeton Portalb.mk.

“Në Gjykatën Themelore Penale Shkup më 05.05.2022 nga mbrojtësit e J.K. dhe N.J., të dënuar me aktgjykim në bazë të projekt-marrëveshjes në rastin e përmendur, është dorëzuar njoftim për ndryshimin e adresës së vendbanimit, nga adresa në Shkup në adresë në Ohër”.

Gjykata ka kryer të gjitha kontrollet e nevojshme për të vërtetuar informacionin e dorëzuar dhe pasi ka konstatuar se të dënuarit gjatë procedurës kanë ndërruar adresën e tyre, Gjykata Penale në pajtim me nenin 7 paragrafi 2 të Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve, sipas të cilit gjykata kompetente për ekzekutimin e sanksionit është gjykata sipas vendbanimit, sot lëndën e ka dorëzuar për veprim të mëtutjeshëm në Gjykatën Themelore kompetent në Ohër.

Dënimin me burg në burgun e Strugës e ka vuajtur edhe Zoran Milevski Kiçeec.

Kamçev javën e kaluar ka marrë akt referimi për burg, gjegjësisht për të vuajtur dënimin me burg prej një viti që ka marrë në rastin “Perandoria”, pas bërjes së marrëveshjes.

Megjithatë, Kamçevi ka mundësi ligjore që të kërkojë shtyrjen e vuajtjes së dënimit me burg, për disa arsye si përkujdesja ndaj fëmijëve, sëmundje dhe ngjashëm.

Një nga mundësitë është që Kamçevi të kërkojë shtyrje deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit për “Parcelat në Vodno”, për të cilin rast është dënuar edhe me një vit burg. Në atë rast caktohet një dënim, por mblidhet edhe koha e kaluar në paraburgim. Biznesmeni për rastin “Perandoria” ishte 4.5 muaj në paraburgim  dhe 9,5 muaj për “Parcelat në Vodno”.

Hetimi për çështjen “Perandoria” pas tre vitesh e gjysmë përfundoi së fundmi. Me hapjen e hetimeve, Kamçevit iu ngri pasuria, ndërsa pas përfundimit të saj, gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i ngriu pasurinë e Sasho Mijallkovit në vlerë rreth 32 milionë euro. Kamçev sërish është pajtuar me prokurorinë për pjesën e evazionit fiskal, ka marrë një vit burg dhe përmes DAP-it i ka paguar shtetit rreth 5.2 milionë euro.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button