Makpetrol: Lojë e rrejshme shpërblyese qarkullon në mesazhe private në rrjetet sociale

Linqe që çojnë në lojë të rreme shpërblyese kanë filluar të qarkullojnë në mesazhe private në rrjetet sociale dhe si organizator figuron Makpetrol, por kompania thekson se bëhet fjalë për mashtrim dhe thekson se përdoruesit nuk duhet të klikojnë në linqet e mesazheve pasi kështu rrezikohet siguria e pajisjeve të tyre elektronike dhe të të dhënave personale, transmeton Portalb.mk.

“Makpetrol” tradicionalisht organizon çdo vit lojën shpërblyese “Bli me Verna dhe fito çmime” dhe ajo zhvillohet sipas të gjitha normave dhe procedurave ligjore. Faqet aktive dhe zyrtare të kompanisë janë www.makpetrol.com.mk dhe www.verna.mk, ndërsa profili zyrtar në Facebook është ‘Makpetrol Ultra’. Të gjitha mesazhet e tjera që duken si faqet e listuara janë të rreme, nuk kanë të bëjnë me Makpetrol dhe qytetarët duhet t’i injorojnë plotësisht”, thonë nga kompania.

Sipas “Makpetrol-it”, institucionet kompetente janë njoftuar për mesazhet që ftojnë të marret pjesë në lojën e rreme shpërblyese.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button