Në ditën e fillimit të bllokadës së Kuvendit, Tupançeski ftoi VMRO-në të marrë pjesë në hartimin e Kodit të ri Zgjedhor

Me vërejtjet e OSBE/ODHR-it nga zgjedhjet e fundit, filloi përgatitja e Kodit të ri Zgjedhor, më demokratik, tha sot ministri i drejtësisë Nikolla Tupançeski, transmeton Portalb.mk. 

Ai largohet nga kreu i grupit të punës së ekspertëve, për një person jopartiak, që është për herë të parë, pasi komisioni drejtohet gjithmonë nga ministri i Drejtësisë.

Në pyetjen nëse do të kishte ndonjë ndryshim revolucionar, pas disa dekadash ndryshim të modelit zgjedhor, ai u përgjigj se u takon partive politike, ekspertëve të grupeve dhe publikut që të dalin me ide. Ai tha se çdo ide do të diskutohet, nëse një model i tillë i ri zgjedhor do të hidhet në tryezë.

Krahas ftesës verbale, Tupançeski tha se këtë javë ftesat do t’ua dërgojë të gjitha partive, ekspertëve dhe shoqatave qytetare që merren me këtë çështje.

Tupançeski tha se Kodi i ri zgjedhor duhet të jetë gati, të votohet dhe të hyjë në fuqi së paku 6 muaj para zgjedhjeve të reja.

Ndërkohë, sot fillon bllokada e Kuvendit, ashtu edhe siç është paralajmëruar nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski. Kjo u bllokadë, pasoi pas kërkesës së këtij të fundit për takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin dëshironte të caktojë datë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, gjë që u refuzua nga Kovaçevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button