fbpx

Sot filloi bllokada aktive e Kuvendit nga VMRO-ja, përjashtim bëjnë rritja e rrogave dhe ndonjë ndihmë

Sot filloi bllokada e Kuvendit, ashtu edhe siç është paralajmëruar nga kreu i VMRO-së Hristijan Mickoski. Kjo u bllokadë, pasoi pas kërkesës së këtij të fundit për takim me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, me të cilin dëshironte të caktojë datë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, gjë që u refuzua nga Kovaçevski, transmeton Portalb.mk. 

“Ajo do të jetë bllokadë aktive e gjithçkaje, me përjashtim të atyre ligjeve që nënkuptojnë paga më të larta ose ndonjë ndihmë për qytetarët”, tha Mickoski në një intervistë për Sitel, një javë më parë.

Mickoski deklaroi se do t’i propozojë grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së që gjithçka tjetër të bllokohet në Kuvend përmes filibustering ose përmes amendamenteve apo fjalimeve aktive edhe në seancat e Komisioneve dhe atyre parlamentare.

“Druaj se nëse nxitojmë edhe këtë herë, Maqedonia do të jetë gjithnjë e më pak dhe kjo do të jetë përsëri në kurrizin e popullit. Prandaj shumë me kujdes e parashikoj dhe analizoj çdo hap para se të dal para kolegëve të Komitetit ekzekutiv të partisë dhe të hapim debat për çdo politikë tjetër”, tha Mickoski.

E di, shtoi ai se shumica nuk kanë durim dhe nuk mund të pranojnë atë që ndodhë sot dhe prandaj lus për durim.

Ai ka ftuar edhe partitë tjera politike që nuk janë të kënaqur nga ajo që ndodhë në vend dhe kanë premtime të papërmbushura dhe të parealizuara përfshirë edhe partitë më të vogla që janë në Qeveri të rreshtohen në siç tha “sfidën sociale kundër Qeverisë dhe të dalin jashtë pasi është e dukshme se nuk e kanë për qëllim të përmbushin kërkesën e tyre themelore për shkak të cilës janë në pushtet”.

“Përfundimisht qytetarët prej nesh kërkojnë që ne të ndryshojmë për më mirë”, ka thënë Mickoski dhe ka shtuar se vendit i duhen zgjedhje të parakohshme parlamentare që punët të ndryshojnë për më mirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button